Kushtet e përdorimit të Cheapy.al



  1. Kushtet


Duke përdorur faqen web http://cheapy.al ju bini dakort të zbatoni këto kushte përdorimi, të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe bini dakort se keni përgjegjësinë të veproni në përputhje me çdo ligj në fuqi. Në qoftë se nuk jeni dakort me asnjë nga këto kushte, atëhere nuk mund të hyni apo të përdorni këtë faqe. Materialet që përmban kjo faqe janë të mbrojtura ligji në fuqi i mbrojtes së të drejtës së autorit dhe pronësisë industriale.
Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” me ndryshimet përkatëse
Ligji nr.9974/2008 “Për pronësinë industriale” me ndryshimet përkatëse


2.               Leja e përdorimit


a.               Ju lejojmë që të shkarkoni përkohësisht nga faqja e internetit cheapy.al një kopje të përmbajtjes (informacion apo software) vetëm për përdorim personal dhe jo-tregtar. Theksojmë se ky paragraf është thjesht dhënie leje dhe jo transferim të drejte, dhe nën këte leje nuk keni të drejtë të:


i.modifikoni apo kopjoni përmbajtjen;


          ii. përdorni përmbajtjen për çfarëdolloj qëllimi tregtar apo paraqitje publike (tregtare apo jo-tregtare);


        iii. dekompliloni apo riprodhoni asnjë sofware që përmbahet në faqen e internetit cheapy.al;


       iv.  hiqni asnjë shënim pronësie apo të drejte autori nga përmbajtja e faqes;


       v.   transferoni përmbajtjen e faqes te një person tjetër apo ta kopjoni atë në një server tjetër.



  1. Kjo leje përfundon automatikisht në momentin që shkelni një nga këto kufizime dhe mund të përfundohet nga cheapy.al në çdo kohë. Në momentin që mbaroni së pari këto materiale apo në momentin që përfundon kjo leje, duhet të shkatërroni çdo material që keni shkarkuar nga faqja jonë, qoftë kjo në formë elektronike apo të printuar. 


 3. Klauzola e përgjegjësisë
a.               Materialet e paraqitura në faqen e internetit të cheapy.al janë të shpalosura në gjendjen që ato ofrohen. Cheapy.al nuk jep asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, dhe mohon e refuzon të gjitha llojet e tjera të garancive të lidhura me kushtet, cilësinë, pronësinë intelektuale apo industriale të këtyre materialeve, apo ndonjë shkelje tjetër të drejte të lidhur me to.
b.               Cheapy.al nuk do të japë asnjë garanci apo të bëjë asnjë ankesë në lidhje me saktësinë, besueshmërinë apo rezultatet e ofruara nga përdorimi i materialeve që gjenden në faqen e internetit apo në lidhje me këto materiale të paraqitura në faqe të tjera që kanë lidhje me këtë faqe interneti.
c.                Cheapy.al përdor të dhëna, produkte, emra dhe çmime të marra nga faqe të tjera interneti me qëllim krahasimin e çmimeve. Të gjitha të drejtat e autorit në lidhje me këto të dhëna, produkte, emra dhe çmime i rezervohen faqeve përkatëse.
d.               Ne ruajmë të drejtën e mosshfaqjes së çmimeve të përditësuara të produkteve në rastet kur ndryshimi i çmimeve në faqet përkatësë nuk reflektohet në faqen tonë.  
4. Kufizimet
Në asnjë rast, cheapy.al apo ofruesit e tij të shërbimeve nuk do të jenë përgjegjës për asnjë dëmtim (duke përfshirë dhe pa asnjë kufizim: humbje të të dhënave apo të fitimit, apo për shkak të mbylljes së biznesit) që vjen si pasojë e përdorimit apo keqpërdorimit të materialeve dhe përbajtjes së faqes së internetit cheapy.al, edhe në rastet kur cheapy.al apo përfaqësuesit e autorizuar të cheapy.al janë lajmëruar verbalisht apo me shkrim ne lidhje me mundesinë e një dëmtimi të tillë. Duke qënë se disa juridiksione nuk lejojnë kufizime mbi garancitë e shprehura apo kufizime në lidhje me përgjegjësinë mbi dëmtime rastësore, këto kufizime të përmëndura në këtë paragraf mund të mos vlejnë për ju. 
5. Saktësia e materialeve 
Materialet dhe përmbajtja e paraqitur në faqen e internetit cheapy.al mund të përmbajnë gabime teknike, tipografike apo fotografike. Cheapy.al nuk garanton që materialet që gjenden në këtë faqe janë të sakta, të plota apo të përditësuara. Cheapy.al mund të bëjë ndryshime të materialeve në faqen e vetë në çdo kohë dhe pa lajmërim paraprak. Sidoqoftë, cheapy.al nuk zotohet që do të përditësojë materialet. 
6. Link-et 
Cheapy.al nuk i ka inspektuar të gjitha faqet e internetit e lidhura më këtë faqe dhe nuk është përgjegjës për përmbajtjen e asnjerës prej këtyre faqeve të lidhura me cheapy.al. Përfshirja e çfarëdo link-u në faqen e cheapy.al nuk nënkupton që cheapy.al i miraton këto faqe. Përdorimi i këtyre faqeve të internetit të lidhura më faqen tonë bëhët me përgjegjësinë vetjakë të përdoruesit.
7. Ndryshimet 
Cheapy.al mund t’i rishikojë këto Kushte të Përdorimit të kësaj faqe në çdo kohë, pa lajmërim paraprak. Duke përdorur këtë faqe interneti ju bini darkort që të zbatoni versionin në fuqi në momentit e përdorimit.
8. Ligji i zbatueshëm 
Këto Terma dhe Shërbime janë krijuar dhe do të interpretohen në përputhje më legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe përdoruesit i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Republikës së Shqipërisë.