• Kreu
  • Libra
  • Libra
  • Mendo dhe bëhu i pasur
  • Mendo dhe bëhu i pasur

Mendo dhe bëhu i pasur

  • Autori                                       Napoleon Hill
  • Shtëpia botuese                    OmscA- 1
  • ISBN                                       9789928132475
  • Viti i Publikimit                        2014
  • Numri i Faqeve                      312
Lexo më shumë...

Mendo dhe bëhu i pasur

Aladini
1000.0 Lekë

Rr. Dritan Hoxha, Tiranë

+35544507878

Përdoruesit gjithashtu kanë parë

Duajini punonjësit, që të mos i humbisni

1000.0

Dekada përcaktuese

900.0

Një Xhinxhis Khan i ditëve tona

400.0

Marmara Hanëm

500.0

Përshkrim

"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan. Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme: 1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish. Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet. Pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.

Product History

  • Rreth Nesh
  • Kushtet e përdorimit
  • Copyright © 2021 Cheapy, All Rights Reserved

 

 

LOGIN

By creating an account you agree to our Terms & Privacy.