Kushtet e përdorimit të Cheapy.al

Kushtet

Duke përdorur faqen web http://cheapy.al ju bini dakort të zbatoni këto kushte përdorimi, të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe bini dakort se keni përgjegjësinë të veproni në përputhje me çdo ligj në fuqi. Në qoftë se nuk jeni dakort me asnjë nga këto kushte, atëhere nuk mund të hyni apo të përdorni këtë faqe. Materialet që përmban kjo faqe janë të mbrojtura ligji në fuqi i mbrojtes së të drejtës së autorit dhe pronësisë industriale.

Leja e përdorimit

Ju lejojmë që të shkarkoni përkohësisht nga faqja e internetit cheapy.al një kopje të përmbajtjes (informacion apo software) vetëm për përdorim personal dhe jo-tregtar. Theksojmë se ky paragraf është thjesht dhënie leje dhe jo transferim të drejte, dhe nën këte leje nuk keni të drejtë të:
i.modifikoni apo kopjoni përmbajtjen;
          ii. përdorni përmbajtjen për çfarëdolloj qëllimi tregtar apo paraqitje publike (tregtare apo jo-tregtare);
        iii. dekompliloni apo riprodhoni asnjë sofware që përmbahet në faqen e internetit cheapy.al;
       iv.  hiqni asnjë shënim pronësie apo të drejte autori nga përmbajtja e faqes;
       v.   transferoni përmbajtjen e faqes te një person tjetër apo ta kopjoni atë në një server tjetër.
Kjo leje përfundon automatikisht në momentin që shkelni një nga këto kufizime dhe mund të përfundohet nga cheapy.al në çdo kohë. Në momentin që mbaroni së pari këto materiale apo në momentin që përfundon kjo leje, duhet të shkatërroni çdo material që keni shkarkuar nga faqja jonë, qoftë kjo në formë elektronike apo të printuar.

    3. Klauzola e përgjegjësisë

Materialet e paraqitura në faqen e internetit të cheapy.al janë të shpalosura në gjendjen që ato ofrohen. Cheapy.al nuk jep asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, dhe mohon e refuzon të gjitha llojet e tjera të garancive të lidhura me kushtet, cilësinë, pronësinë intelektuale apo industriale të këtyre materialeve, apo ndonjë shkelje tjetër të drejte të lidhur me to.
Cheapy.al nuk do të japë asnjë garanci apo të bëjë asnjë ankesë në lidhje me saktësinë, besueshmërinë apo rezultatet e ofruara nga përdorimi i materialeve që gjenden në faqen e internetit apo në lidhje me këto materiale të paraqitura në faqe të tjera që kanë lidhje me këtë faqe interneti.
Cheapy.al përdor të dhëna, produkte, emra dhe çmime të marra nga faqe të tjera interneti me qëllim krahasimin e çmimeve. Të gjitha të drejtat e autorit në lidhje me këto të dhëna, produkte, emra dhe çmime i rezervohen faqeve përkatëse.
Ne ruajmë të drejtën e mosshfaqjes së çmimeve të përditësuara të produkteve në rastet kur ndryshimi i çmimeve në faqet përkatësë nuk reflektohet në faqen tonë.  

4. Kufizimet

Në asnjë rast, cheapy.al apo ofruesit e tij të shërbimeve nuk do të jenë përgjegjës për asnjë dëmtim (duke përfshirë dhe pa asnjë kufizim: humbje të të dhënave apo të fitimit, apo për shkak të mbylljes së biznesit) që vjen si pasojë e përdorimit apo keqpërdorimit të materialeve dhe përbajtjes së faqes së internetit cheapy.al, edhe në rastet kur cheapy.al apo përfaqësuesit e autorizuar të cheapy.al janë lajmëruar verbalisht apo me shkrim ne lidhje me mundesinë e një dëmtimi të tillë. Duke qënë se disa juridiksione nuk lejojnë kufizime mbi garancitë e shprehura apo kufizime në lidhje me përgjegjësinë mbi dëmtime rastësore, këto kufizime të përmëndura në këtë paragraf mund të mos vlejnë për ju.

5. Saktësia e materialeve

Materialet dhe përmbajtja e paraqitur në faqen e internetit cheapy.al mund të përmbajnë gabime teknike, tipografike apo fotografike. Cheapy.al nuk garanton që materialet që gjenden në këtë faqe janë të sakta, të plota apo të përditësuara. Cheapy.al mund të bëjë ndryshime të materialeve në faqen e vetë në çdo kohë dhe pa lajmërim paraprak. Sidoqoftë, cheapy.al nuk zotohet që do të përditësojë materialet.

6. Link-et

Cheapy.al nuk i ka inspektuar të gjitha faqet e internetit e lidhura më këtë faqe dhe nuk është përgjegjës për përmbajtjen e asnjerës prej këtyre faqeve të lidhura me cheapy.al. Përfshirja e çfarëdo link-u në faqen e cheapy.al nuk nënkupton që cheapy.al i miraton këto faqe. Përdorimi i këtyre faqeve të internetit të lidhura më faqen tonë bëhët me përgjegjësinë vetjakë të përdoruesit.

7. Ndryshimet

Cheapy.al mund t’i rishikojë këto Kushte të Përdorimit të kësaj faqe në çdo kohë, pa lajmërim paraprak. Duke përdorur këtë faqe interneti ju bini darkort që të zbatoni versionin në fuqi në momentit e përdorimit.


8. Ligji i zbatueshëm

Këto Terma dhe Shërbime janë krijuar dhe do të interpretohen në përputhje më legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe përdoruesit i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Republikës së Shqipërisë.


Politikat e Privatësisë

Privatësia jua jështë e rëndësishme për ne. Politika e cheapy.al është të respektojë privatësine tuaj në lidhje me çdo informacion që mund të mbledhim prej jush në faqen tonë të internetit, https://cheapy.al dhe faqe të tjera në pronësinë apo përdorimin tonë.

Informacioni që mbledhim

Të dhënat e hyrjes

Gjatë kohës që vizitoni faqen tonë të internetit, serverat tanë mund që në mënyrë automatike të regjistrojnë të dhënat e ofruara nga web browser-i juaj. Këto të dhëna mund të përfshijnë, IP-në tuaj (Internet Protocol), llojin dhe versionin e browserit tuaj, faqet që vizitoni, orën dhe datën e vizitës, kohën e shpenzuar në çdo faqe dhe detaje të tjera.

Të dhënat personale

Ne mund tju kërkojmë të dhëna personale, si:
Emri
Adresa e email-it
Ditëlindja

Klauzola ligjore e përpunimit të të dhënave

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen sipas ligjit në fuqi , në mënyrë të drejtë dhe transparente. Të dhënat tuaja personale do të mblidhen dhe përpunohen vetëm bazuar në klauzola ligjore.

Këto klauzola ligjore do të varen nga shërbimet që do të përdorni dhe si do t’i përdorni, që do të thotë se të dhënat tuaja do të mblidhen dhe përdoren vetëm kur:

Ky informacion do të jetë i nevojshëm për zbatimin e një kontrate tek e cila ju jeni palë ose për të ndërmarrë hapa në emrin tuaj përpara se të bëheni palë e një kontrate të tillë (për shembull, në rastet kur ju ofrojmë një shërbim të kërkuar prej jush);
Pëputhet me një interes legjitim (i cili nuk bie ne kundërshti me të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale) si R&D (research and development) , për të reklamuar dhe promovuar shërbimet tona, dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona;
Ju jepni shprehimisht pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për një arsye të caktuar (për shembull, mund të jepni pëlqimin tuaj që ne t’ju dërgojmë përditësimet tona); ose
Përpunimi i të dhënave tuaja duhet të bëhet për të përmbushur një detyrim ligjor.

Në çdo rast që na jepni pëlqimin për përdormin e të dhënave tuaja personale për një qëllim të caktuar, të përmendur si më sipër, do të ruani edhe të drejtën tuaj për të ndryshuar këto preferenca në çdo kohë (ky ndryshim nuk do të ndikojë asnjë përpunim të dhënash që mund të ketë ndodhur përpara këtij momenti).

Të dhënat tuaja personale nuk do të ruhen më gjatë se sa është e nevojshme. Gjatë kohës që e ruajmë këtë informacion, do ta mbrojmë më të gjitha mjetët që përfshihen në kornizën tregtare për të parandaluar humbjen apo vjedhjen e informacionit, si edhe aksesin e paautorizuar, zbulimin, kopjimin, përdorimin apo modifikimin. Thënë kjo, ju këshillojmë se asnjë metodë e transmetimit apo ruajtjes elektronike nuk është 100% e sigurt dhe nuk mund te ofrojë siguri absolute të të dhënave. Në qoftë se është e nevojshmëe, mund të ruajmë të dhënat tuaja personale për realizimin e një detyrimi ligjor apo për të mbrojtur interesat jetësore tuaja apo të një personi tjetër fizik.

Mbledhja dhe përdorimi i informacionit

Ne mund të mbledhim, ruajmë, përdorim dhe zbulojmë të dhëna për qëllimet vijuese dhe të dhënat përsonale nuk do të përpunohen në asnjë mënyrë tjetër që nuk përputhet me këto qëllime:
Për t’ju mundësuar personalizimin e eksperiencës tuaj në faqen tonë;
Për t’ju atribuar çdo përmbajtje (psh. postime apo komente) që postoni dhe që ne e publikojmë në faqen tonë;
Për t’ju ofruar produkte dhe/ose shërbime;
Për t’ju bërë të mundur aksesin në faqen tonë, në aplikacione të bashkëlidhura apo rrjete sociale të bashkëlidhura;
Për të kontaktuar dhe komunikuar më ju;
Për ruajtjen në regjistrat e brendshëm dhe për qëllime administrative;
Për qëllime analitike, studimin e tregut dhe zhvillimin e biznesit duke përfshirë funksionimin dhe përmirësimin e faqes sonë, aplikacioneve të bashkelidhura dhe rrjetet sociale të bashkëlidhura;
Për qëllime të konkurrencës së tregut dhe/ose për t’ju ofruar benefite të shtuara;
Për reklama dhe marketing, përfshirë edhe dërgesat e mesazheve promocionale rreth produkteve dhe shërbimeve tona dhe informacione rreth palëve të treta që ne i konsiderojmë se mund t’ju interesojnë;
Për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe mosmarrëveshjet tona ligjore; dhe
Për të marrë në konsideratë aplikimet tuaja të punësimit.

Shpërndarja e të dhënave personale me palët e treta

Në mund të ndajmë të dhënat personale me:
Palë të treta ofruese shërbimi më qëllim mundësimin e ofrimit të shërbimeve të tyre duke përfshirë (pa kufizim) ofruesit të shërbimeve IT, e ruajtjes së të dhënave, ofruesit e shërbimeve hosting dhe serverave, e rrjeteve të reklamave, e shërbimeve analitike, mbledhesit e borxheve, ofruesit e mirëmbajtjes dhe zgjidhjes së problemeve, ofruesit e shërbimeve marketing apo reklamimeve, shërbime konsultative dhe operatorëve të shërbimeve të pagesave;
Punjonjësve tanë, kontraktuesëve dhe/ose institucioneve të ngjashme;
Sponsorave apo promotorëve të çdolloj konkursi që zhvillojmë; dhe
Gjykatave, autoriteteve rregullatore dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit, nëse kërkohet me ligj, në lidhje më një proces ligjor aktual apo të ardhshëm, në mënyrë që të vendosim, ushtrojmë apo mbrojmë të drejtat tona ligjore.

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale

Të dhënat personale që mbledhim ruhen dhe përpunohen në Shqipëri, ose aty ku ne, partnerët tanë, bashkëpunëtorët apo palët e treta ofruese të shërbimeve kanë zyrat e tyre. Në momentin që ndani me ne të dhënat tuja personale, keni rënë automatikisht dakort për ndarjen e këtyre të dhënave me palët e treta.

Ne do të kujdesemi që çdo transfertë e të dhënave personale nga shtetet e Zonës Ekonomike Europiane (ZEE) drejt shteteve jashtë ZEE do të mbrohet me mjetet e përshtatshme, si për shembull nëpërmjet përdorimit të klauzolave standarte të mbrojtjes së të dhënave të aprovuara nga Komisioni Europian, apo përdorimi i rregullave detyruese të biznesit apo mjeteve të tjera ligjore.

Në rastet kur transferta e të dhënave bëhet nga një shtet i ZEE drejt një shteti jashtë ZEE, ju e kuptoni dhe pranoni që palët e treta në këto juridiksione mund të mos i nënështrohen të njëjtave rregulla ligjore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale si një juridiksionin tuaj. Në rast se një palë e tretë e tillë përfshihet në vepra apo praktika që bien ndesh më rregullat ligjore të mbrojtjes së të dhënave personale në juridiksionin tuaj, ekziston rrezik, që do të thotë se mund edhe të mos keni mundësi të kërkoni rivendosjen e të drejtave në lidhje mbrojtjen e të dhënave personale që parashikohen në juridiksionin tuaj.

Të drejtat tuaja dhe kontrolli mbi të dhënat personale

Zgjedhja dhe rënia darkort : Në momentin që na jepni të dhënat tuaja personale, ju jepni dhë pëlqimin tuaj që ne t’i mbledhim, ruajmë, përdorim apo shpërndajmë në përputhje më politikat tona të privatësisë. Në qoftë se jeni nën 16 vjeç duhet të jeni të pajisur me leje autorizimi nga prindërit ose kujdestarët ligjorë në të cilën cilësohet shprehimisht se ju lejojnë të përdorni faqen tonë, dhe të na jepni të dhënat tuaja personale.
Në çdo rast, nuk jeni të detyruar të na jepni të dhënat tuaja personale. Një rast i tillë mund të ndikojë mundësinë e përdorimin nga ana juaj e kësaj faqe dhe te produkteve dhe/ose shërbimeve të ofruara prej saj.

Të dhëna që marrim nga palët e treta : Të dhënat personale që mund të merren nga një palë e tretë do të mbrohen siç parshikohet në politikat tona të privatësisë. Në rast se jeni një palë e tretë që na jepni të dhëna personale në lidhje me një person tjetër, duhet të provoni që keni lejen dhe pëlqimin e personit të lartpërmendur që t’i ndani këto të dhëna me ne.

Kufizimi apo limitimi : Ju mund të vendosni që kufizoni mbledhjen apo përdorimin e të dhënave tuaja personale. Në qoftë se keni rënë dakord paraprakisht që të na lejoni t’i përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu, mund të ndryshoni mendje në çdo kohë duke na kontaktuar në mënyrat e përmendura në fund të faqes. Në qoftë se na kërkoni që të kufizojme apo limitojmë mënyrën se si i përpunojmë të dhënat tuaja personale, do t’ju bëjme me dije se si ky kufizim do të ndikojë përdorimin nga ana juaj të faqes sonë, ose produkteve dhe shërbimeve.

Aksesi dhe transferimi i të dhënave : Ju ruani të drejtën që të kërkoni detaje mbi të dhënat tuaja personale që janë ruajtur në faqen tonë. Ju mund të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale që kemi ruajtur. Aty ku është e mundur, do t’jua japin këtë informacion ne formatin CSV apo në një formë tjetër elektronike. Në çdo kohë, mund na të kërkoni që të fshijmë të dhënat tuja përsonale që ruhen në faqen tonë. Mund të na kërkoni gjithashtu që t’i transferojmë këto të dhëna te një palë e tretë.

Korrigjimi : Në qoftë se keni arsye të besoni se çfarëdo informacioni që është ruajtur rreth jush është i pasaktë, jo i përditësuar, jo i plotë, i pavënd apo keqinformues, ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet formave tona të kontaktit. Ne do të kujdesemi që të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për të korrigjuar çdo informacion që mund të jetë i pasaktë, jo i përditësuar, jo i plotë, i pavënd apo keqinformues.

Njoftimi mbi shkeljen e të dhënave : Ne do t’i përmbahemi bazës ligjore përkatëse në lidhje me çdo rast të shkeljes së të dhënave.

Ankesat : Në rast se dyshoni se kemi shkelur ligjin përkatës mbi mbrojten e të drejtave personale dhe dëshironi të bëni një ankesë, ju lutem na kontaktoni në një nga format tona të kontaktit dhe na jepni të gjitha detajet e shkeljes së dyshuar. Ne do ta hetojmë ankesën tuaj menjëherë dhe do t’ju kthejmë përgjigje me shkrim në lidhje me rezultatet e hetimit dhe hapat që do të ndërmarrim për ta zgjidhur ankesën tuaj. Ju do të ruani të drejtën të kontaktoni një institucion regullator apo autoritet të mbrojtjes së të dhënave personale në lidhje me ankesën tuaj.

Unsubscribe (çrregjistrimi) : Për t’u çrregjistruar nga databaza e email-it tonë ose për të hequr dorë nga çdo lloj komunikimi (psh. komunikimet e marketingut), ju lutemi të na kontaktoni në një nga format e kontaktit, ose të hiqni dorë duke përdorur opsionet që ju ofrohen gjatë komunikimit.

Cookie-t

Ne përdorim “cookies” për të mbledhur informacion mbi ju dhe aktivitetit tuaj në faqen tonë. Një cookie, është një pjesë e vogël informacioni që faqja jonë e ruan në kompjuterin tuaj dhe që e akseson sa herë që ju vizitoni faqen tonë, në mënyrë që ne të kuptojmë se si e përdorni faqen tonë. Kjo gjë na ndihmon t’ju ofrojmë një përmbajtje të bazuar në preferencat që keni zgjedhur. Ju lutemi ti referoheni Politkave të Cookies për më shumë informacion.

Transferimi i biznesit

Në qoftë se asetet tona blihen nga një palë e tretë, ose në rast se bizesi falimenton dhe shkon drej likuidimit, pjesë e aseteve që do të transferohen te pala blerëse do të jenë dhe të dhënat dhe informacioni i mbledhur nga faqja jonë. Ju bini dakort që transferta të tilla mund të ndodhin dhe që palët blerëse mund të vazhdojë t’i përdorin të dhënat tuaja personale në përputhje më këto politika.

Kufizimet e politikave tona

Faqja jonë mund të lidhet më faqe të jashtme interneti që nuk operohen prej nesh. Ju lutemi të merrni në konsideratë faktin që ne nuk kemi kontroll mbi këto faqe dhe nuk e pranojmë asnjë përgjegjësi për Politikat e Privatësisë të këtyre faqeve.

Ndryshimet në Politikat e Privatësisë

Bazuar në diskrecionin tonë, ne mund t’i ndryshojmë Politikat e Privatësisë për të reflektuar më mirë praktikat bashkëkohore. Ne do të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për t’i informuar përdoruesit mbi këto ndryshimë përmes faqes sonë. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes nga ana juaj pas ndryshimeve në politikat e privatësisë do të konsiderohet si pranim nga ana juaj i kushteve tona të reja në lidhje me privatësinë dhe të dhënat personale.

Në qoftë se bëjmë ndryshime të konsiderueshme në politikat e privatësisë, si për shembull ndryshimin e bazës ligjore me të cilën i përpunojmë të dhënat tuaja personale, atëhëre do t’ju kërkojmë që të rikonfirmoni që jeni darkort me ndryshimet përkatëse në politikat e privatësisë.

Këto politika hyjnë në fuqi dukë filluar nga data 15 Qershor 2020.

Politikat e Cookie-t

Faqja jonë përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në https://cheapy.al/. Këto politika janë pjesë e Politikave të Privatësisë të cheapy.al dhe mbulojnë përdorimin e cookies midis pajisjes suaj dhe faqes sonë. Në këto politika do të gjeni të përmendur gjithashtu edhe disa informacione të përmbledhura në lidhje me shërbimet që mund të përdorim nga palë të treta, të cilat përdorin cookies si pjesë e funksionimit të tyre, edhe pse këto cookie nuk mbulohen nga Politikat tona të Cookie-t.

Në qoftë se nuk doni t’i pranoni cookie-t nga faqja jonë, duhet që të udhëzoni browser-in tuaj që t’i refuzojë cookie-t nga https://cheapy.al/, më mirëkuptimin se ne mund ta kemi të pamundur që t’ju ofrojmë disa nga informacionet apo shërbimet e kërkuara në këtë rast.

Çfarë është një cookie?

Një cookie është një pjesë e vogël informacioni që një faqe interneti e ruan në pajisjen tuaj kur e vizitoni këtë faqe dhe që zakonisht përmban: informacion rreth vetë faqes, një identifikues unik që e lejon faqen të njohë browser-in tuaj kur rikthehni te kjo faqe, informacione shtesë që lidhen me vetë qëllimin e një cookie, si dhe jetëgjatësinë e vetë cookie-t.

Cookie-t përdoren për të mundësuar opsione të caktuara (psh. hyrja në llogarinë e përdoruesit), për të matur nivelin e përdorimit të faqes (psh.qëllime analizë), për të ruajtur cilësimet e përdoruesit (psh. rajoni, preferencat e njoftimeve), dhe për të personalizuar përmbatjen në faqen që vizitoni (psh. reklamat, gjuha).

Cookie-ve që përdoren nga faqja që jeni duke vizituar, normalisht u referohet si “cookie-t e palës së parë” dhe regjistrojnë vetëm aktivitetin tuaj në atë faqe të caktuar. Cookie-t që përdoren nga faqe dhe kompani të tjera (psh. nga palë të treta) quhen “cookie të palës së tretë” dhe mund të përdoren për të gjurmuar veprimtarinë tuaj në faqe të tjera që përdorin shërbimet e palës së tretë.

Llojet e cookie-t dhe përdorimi i tyre

Cookie-t e domosdoshme

Cookie-t e domosdoshmë janë thelbësore për eksperiencën tuaj në një website. Ato mundësojnë karakteristika kryesore si hyrja në llogarinë e përdoruesit, menaxhimin e llogarisë, shportën e produkteve dhe përpunimin e pagesave. Ne përdorim cookie-t e domosdoshme për të mundësuar funksione të caktuara në faqen tonë.

Cookie-t e performacës

Cookie-t e performancës përdoren për të regjistruar se si e përdorni faqen tonë gjatë vizitës tuaj, pa mbledhur informacione personale në lidhje me ju. Në mënyrë tipike, ky informacion është anonim dhe i shtohet informacionit të mbledhur nga përdoruesit e tjerë të faqes për të ndihmuar kompanitë të kuptojnë modelin e përdorimit të faqës nga vizitorët, të identifikojnë dhe diagnostikojnë problemet ose gabimet që përdoruesit mund të hasin dhe të mund të marrin vendime më të mira strategjike ne lidhje me përmirësimin e eksperiëncës së përgjithshme të audiencës në faqen e tyre. Këto cookie mund të vendosen nga faqja që jeni duke përdorur (pala e parë) ose nga palë të treta. Ne përdorim cookie-t e performacës në faqen tonë.

Cookie-t e funksionimit

Cookie-t e funksionimit përdoren për të mbledhur informacion mbi pajisjen tuaj dhe çdo konfigurim të faqes qe po vizitoni (si gjuha apo rajoni). Nisur nga ky informacion, faqet e internetit kanë mundësinë t’ju ofrojnë informacion dhe shërbime të përsonalizuara, më të zgjeruara apo më të përmirësuara. Këto cookie mund të vendosen nga faqja që jeni duke përdorur (pala e parë) ose nga palë të treta. Ne përdorim cookie-t e funksionimit për mbarëvajtjen e funksioneve të caktuara të faqes sonë.

Cookie-t e reklamimit

Cookie-t e reklamimit përdoren për të përcaktuar se çfarë materiali promocional përshtatet më shumë me ju dhe interesat tuaja. Faqet e internetit mund t’i përdorin këto lloj cookie për tju shfaqur reklama të drejtuara sipas preferencave tuaja apo për të limituar numrin e herëve që shihni një reklamë. Kjo i ndihmon kompanitë të përmirësojnë efikasitetin e fushatave të tyre reklamuese dhe cilësinë e materialit të paraqitur para jush.  Këto cookie mund të vendosen nga faqja që jeni duke përdorur (pala e parë) ose nga palë të treta. Cookie-t e reklamimit e vendosura nga palë të treta mund të përdoren për të gjurmuar veprimitarinë tuaj në faqe të tjera që përdorin shërbimet e palës së tretë. Ne përdorim cookie-t e reklamimit në faqen tonë.

Cookie-t e palëve të treta në faqen tonë

Për të siguruar mbarëvajtjen e faqes sonë ne mund të punësojmë kompani palë të treta dhe individë - psh. përpunues të të dhënave analitike apo të përmbajtjes. Ne i japim këtyre palëve akses në informacionin e nevojshëm për realizimin e detyrave të caktuara që ata përmbushin në emrin tonë. Këtyre palëve të treta mund t’ju duhet vendosin cookie-t e tyre në mënyrë që të përmbushin detyrimet për të cilat janë punësuar. Cookie-t e vendosura nga palë të treta mund të përdoren për të gjurmuar veprimitarinë tuaj në faqe të tjera që përdorin shërbimet e palës së tretë. Duke qënë se nuk kemi asnjë kontroll mbi cookie-t e palëve të treta, ato nuk mbulohen nga Politikat e Cookie-t të cheapy.al.

Premtimi ynë për privatësinë e palëve të treta

Në i shqyrtojmë Politikat e Privatësisë të të gjitha palëve të treta që na ofrojnë shërbime të caktuara, përpara se të blejmë shërbimet e tyre, në mënyrë që të sigurohemi se politikat e tyre përputhen më të tonat. Ne nuk do të përfshijmë asnjëherë me dije në faqen tonë shërbime të palëve të treta që kompromentojnë apo dhunojnë privatësinë e përdoruesve tanë.

Si mund të kontrolloni apo hiqni dorë nga cookie-t

Në qoftë se nuk doni t’i pranoni cookie-t në faqen tonë, atëherë mund të udhëzoni browser-in tuaj që t’i refuzojë cookie-t e faqes sonë. Shumica e browser-ave janë të programuar që t’i pranojnë cookie-t automatikisht, por ju mund t’i përditësoni këto preferenca që ose t’i refuzojnë të gjitha cookie-t, ose t’ju njoftojnë sa herë që një faqe interneti përpiqet të vendosë ose përditësojë një cookie.

Në qoftë se shfletoni faqe interneti nga aparate të ndryshëm, mund t’ju duhet që t’i përditësoni preferencat tuaja në çdo aparat.

Edhe pse disa cookie mund të refuzohen pa pasur ndonjë ndikim mbi eksperiencën tuaj të përgjithshme në një faqe të caktuar, refuzimi i të gjitha cookie-ve mund të cojë në pamundësinë për të pasur akses në funksione dhe përmbajtje të caktuara të faqes qe vizitoni.